Premier League

Mourinho “thumbon” Guardiolën: Kompleksohet para nesh

Të dielën Premier Legue premton një përballje titanësh me derbin e shumëpritur të Manchesterit, ku “Djajtë e Kuq” do të tentojnë të ngushtojnë diferencën ndaj kryesuesve të City-t. Por dueli në këtë sifdë zhvillohet edhe në stolin e trajnerëve. Përballë njëri-tjetrit dy rivalë të vjetër, portugezi Mourinho dhe spanjolli Guradiola. Si gjithmonë, kontrovers “The Special One” para kësaj supersfide, kur e quan Guardiolën gënjeshtar lidhur me dëmtimin e David Silvës, të cilin Pep e ka lënë jashtë për ndeshjen e Championsit ndaj Shaktarit. Mou beson se kjo është vetëm një strategji e Guardiolës, që Silva të jetë në formën më të mirë për ndeshjen ndaj United. Të njëjtën gjë, sipas portugezit, bëri edhe Wenger me Lacazette.

“Eric Bailly dhe Carrick nuk kanë asnjë shans për të luajtur. Një mundësi mund të kenë Phil Jones dhe Fellaini, sikurse edhe Zlatan Ibrahimovic, ndërkohë që Matic do të jetë pjesë e formacionit. Kjo është e vërteta, ai është i dëmtuar, por do të luajë. Unë nuk sajoj historira si ato të Lacazette apo David Silvas, këto sajesa ua lëmë kundërshtarëve tanë. Sërish ata kompleksohen para nesh, ndërkohë që në tregohemi shumë modestë. Kur lojtarët janë të dëmtuar unë e them gjithmonë të vërtetën, nuk gënjej asnjëherë.”

To Top