Premier League

Mourinho thërret Joao Marion te Man.United: Gjithmonë më ka pëlqyer

Mesfushori portugez Joao Mario i cili është në pronësi të Interit i kanë mjaftuar vetëm 3 muaj e gjysmë për të fituar zemrat e tifozëve të West Ham por edhe për të bërë të vetën të gjithë Premier Leaguen. Megjithatë klubi londinez ende nuk ka vendosur nëse do ta blejë përfundimisht kartonin e portugezit nga Interi, por edhe nëse West Ham nuk e blen e ardhmja e Joao Marios mund të vazhdojë të jetë në ishull. Jose Mourinho e pëlqen shumë bashkëkombasin e tij aq sa në një intervistë për mediat portugeze i pyetur mbi formën që ka shfaqur Joao Mario te West Ham theksoi se do t’i pëlqente që një ditë ish lojtari i Sportingut të Lisbonës të luante për Manchester United.

To Top