Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Mourinho e nxjerr jashtë skuadre, Interi e ëndërron

Kundër Bournemouth Henrik Mkhitaryan mesfushori armen i Manchester United u la jashtë nga lista e të grumbulluarve për të 7-tën herë në 8 ndeshjet e fundit nga trajneri Jose Mourinho. Tashmë Mkhitaryan është kthyer në trup të huaj te “Djajtë e Kuq” dhe futbollisti po pret me padurim merkaton e dimrit për t’u larguar nga Old Trafford. “Të tjerë futbollistë meritojnë më shumë se ai të luajnë në këto momente”, deklaroi trajneri portugez në lidhje me armenin. Mkhitaryan pëlqehet shumë nga drejtuesit e Interit me zikaltrit që janë gati ta marrin në formë huazimi me të drejtë blerjeje gjatë merkatos së dimrit, ndërsa ekziston edhe mundësia e një shkëmbimi me portugezin Joao Mario. Duke parë situatën në të cilën ndodhet Mkhitaryan te United, Interi tashmë ka më shumë shanse për të firmosur me mesfushorin armen.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...