Merkato

Mourinho do Joao Marion, Interi e shkëmben me Mkhitaryan

Zhvillime intruguese ne aksin Milano-Manchester. Sipas “Corriere Dello Sport” Jose Mourinho i ka vënë syrin futbollistit zikaltërt Joao Mario, për të cilin është gati të japë Juan Matan. Spanjolli në fakt nuk i ngroh shumë drejtuesit e Interit, të cilët do të ishin të gatshëm që në bisedime të pëfshihej Mkhitaryan.

Për momentin nuk mundtë flitet për një tratativë të vërtetë, por marrëdheniet e mira mes dy klubeve e bëjnë të mundur një lëvizje të tillë.

E ardhmja e mesfushorit portugez është e paqartë, sepse për të interesohet edhe PSG. Madje javët e fundit është përfolur edhe për një shkëmbim të mundshëm mej tij dhe Javier Pastores.

Tek Interi e kanë të qartë që infestimi prej 40 milionë eurosh, plus bonuset, gjatë verës nuk po reflektohet me rendimentin e kërkuar në fushën e blertë. Vetë Joao Mario ka dyshimet e tij për vazhdimësinë në Serinë A, sepse nuk dëshiron të humbasë Botërorin. Interi nuk e shet për një shumë më të vogël nga ajo që shpenzoi për ta blerë, ndaj qëndron aktuale hipoteza e një shkëmbimi të mundshëm, pse jo me Mkhitaryan.

 

To Top