Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Montella: Normale të flitet për trajnerë të tjerë, Bonucci? Asnjë dyshim

Rezultatet në javët e fundit për Milanin kanë qenë vërtet zhgënjyese dhe e ardhmja e Vincenzo Montellës në stolin e Milanit është vënë në pikëpyetje të madhe. Por trajneri nuk e humbet besimin dhe është i sigurtë se rezultatet pozitive do të vinë. “ Shikoj te djemtë shpirtin e duhur, mendoj që kthesa është shumë afër dhe kjo skuadër do të shpërthejë nga momenti në moment”, theksoi fillimisht 43-vjeçari. Me tej Montella shtoi: “ Po na mungojnë rezultatet por jemi një skuadër e ekulibruar, vërrshëllimat të dielën në San Siro ndaj Genoas nuk ishin për futbollistët por për mua. Është normale që të flitet për trajnerë të tjerë. Bonucci? Nuk kemi bërë asnjëherë një hap mbrapa në lidhje me shiritin e kapitenit”, nënvizoi Montella. Këtë të mërkurë Milani do të kërkojë të rikthehet te fitorja në kampionat në transfertën e Veronës, ndaj Chievos.

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...

Bundesliga

Bayern Munich duket se nuk është më “parajsa” e ëndërruar për trajnerët. Tashmë, klubin gjerman po e refuzojnë radhazi disa emra dhe pas Xabi...