Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Montella eliminon Mourinhon, Roma në çerekfinale

Vincenzo Montella eliminon Jose Mourinhon. Në teatrin e ëndrrave, Sevilla u kthye në makthin e Manchester United. Skuadra andaluziane realizoi suprizën e madhe në fazën e 1/8 të Uefa Champions League duke eliminuar nga ky kompeticion gjigandët anglezë të Manchester United. I ardhur në fushë nga stoli francezi Ben Yedder u kthye në heroin e sfidës duke realizuar dy gola në harkun e 8 minutave dhe duke nxjerrë jashtë Championsit Djajtë e Kuq. Në Old Trafford  përfundoi 1-2 për skuadrën spanjolle që avancoi kështu në çerekfinalet e Champions League. Goli i Lukakut nuk i mjaftoi Manchester-it sepse erdhi me shumë vonesë dhe kur De Gea e kishte nxjerrë në dy raste topin nga rrjeta e tij.

Feston Roma që falë një goli të Edin Dzekos u kualifikua në çerekfinale. Në Olimpico kryeqytetasit mposhtën 1-0 ukrainasit e Shakthar Donetsk dhe për meritë edhe të atij të goli të turkut Under në fushë kundërshtare ku Roma u mund me rezultatin 2-1, skuadra e Di Francescos tashmë e sheh veten mes 8-të më të mirave të Europës. Shakthari e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë pasi në minutën e 78-të, Dzeko detyroi të dilte nga fusha me karton të kuq mbrojtësin e miqëve Ordets.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...