Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Montecarlo, specialisti Nadal në finale, “likuidon” pa probleme Dimitrovin

Rafael Nadal mposht 2-0 me sete (6-4, 6-1) bullgarin Grigor Dimitrov dhe siguron finalen e 12 në karrierë në fushën me dhe të kuq të Montecarlos. Tenisti spanjoll, numri 1 në botë dhe 10 herë triumfues në Principatë, e likuidoi në vetëm 1 orë e 11 minuta lojë rivalin e tij ballkanas, që mundi të rezistonte disi në setin e parë, duke fituar 4 gejme, ndërsa në të dytin u dorëzua pa kushte, duke arritur të marrë vetëm një gejm.

26-vjeçari bullgar, numri 5 në botë, në njëfarë mënyre u “fik” në gejmin e fundit të setit të parë, për t’u dorëzuar pa kushte ndaj tenistit të lindur në Majorka. Ndikoi në këtë paraqitje të dobët të Dimitrov edhe dëmtimi që pësoi në krah, për t’ia bërë edhe më të lehtë suksesin rivalit të tij.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...