Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Monaco spektakolare, shpartallon Marseille

Spektakël i Monacos në superndeshjen e javës së 4-të në Ligue 1. Largimet e shumta në këtë merkato nuk po ndihen aspak te skuadra nga Principata, me formacionin e Leonardo Jardim që vazhdon të jetë një makineri golash. Për të regjistruar fitoren e 4-t në këtë sezon dhe për tu ngjitur në kuotën e 12 pikëve po aq aq sa Paris Saint Germain pas 4 raundeve të para, kampionët në fuqi të Francës shpartalluan Marseille e Rudi Garcias me rezultatin 6-1. Pa u mbushur ende 2 minuta lojë, Kamil Glik, qëndërmbrojtësi polak i dha avantazhin Monacos. Në të 20-tën gjërat u bënë më të lehta për vendasit kur Falcao kthehu në gol një 11-metërsh për të dyfishuar shifrat.

Me një Marseille inekzistente në fushë në minutën e 34-të, Falcao zgjati kokën për golin e 3me0. Në fundin e pjesës së parë ishte Diakhaby njeriu asist në rastin e golit të tretë të Falcaos ai që thelloi avantazhin e Monacos. Në të 68-tën Sidibe i coi shifrat në 5-0, përpara se OM të realizonte golin e nderit me Remy Cabellan. Për të vulosur shifrat përfundimtare të këtij takimi në 6-1 mendoi braziliani Fabinho që në 79-tën kthehu një gol një tjetër penallti të fituar nga vendasit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...