Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Monaco “shkatërron” Saint Ettienin dhe i afrohet PSG-së

Monaco ka arritur të marrë një fitore bindëse në transfertën ndaj St. Ettienit, në ndeshjen hapëse të javës së 18 të Ligue 1. Skuarda e Principatës iu imponua vendasve me rezultatin e thellë 0-4, duke shënuar nga 2 gola në çdo pjesë.

Sidibe hapi serinë e golave në minutën e 3-të, ndërsa fantazisti Lemar dyfishoi shifrat në të 32-tën. Në fillim të pjesës së dytë ishte mesfushori brazilian Fabinho që shënoi golin e 3-të, ndërsa St. Ettieni mbeti me 10 futbollistë pas kartonit të kuq të portierit Ruffer për shkak të protestave. Golin e fundit e shënoi ish sulmuesi i Lazios në Itali, Keita Balde, që vulosi edhe fitoren për skuadrën e Monacos.

Pas 18 javësh, Monaco renditet në vendin e dytë me 38 pikë, 6 më pak se PSG-ja kryesuese dhe 3 më tepër se Lyoni i vendit të tretë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...