Fabinho nuk do të veshë fanellën e Monacos, sezonin e ardhshëm. Ylli i ekipit francez projekton largimin nga klubi i Principatës, për ta vijuar karrierën e tij në një klub më të madh. Futbollisti i kombëtares braziliane është kërkuar nga disa klube në merkato, ku në “pole position” qëndron Manchester United. Fabinho ishte pranë largimit nga Stade Louis II edhe gjatë verës që lamë pas, por Monaco vendosi të mos e shiste 24-vjeçarin duke parë largimet e shumta nga skuadra.