Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Monaco bën mrekullinë, përmbys Lyonin me 10 lojtarë

Monaco fitoi 3-2 me përmbysje duelin për zonën Champions me Lyonin, që edhe pse kaloi ne epërsi të dyfishtë në pjesën e parë dhe luajti me një lojtar më shumë në fraksionin e dytë doli pa pikë nga kjo sfidë.

Fillimi ishte u vullshëm për Lyonin që kaloi në avantazh që në minutën e 12-të me Diaz, goditja pa shumë pretendime e të cilit nga distanca, nuk u kontrollua nga portieri Subasic, që ka përgjegjësinë e tij për këtë gol të pësuar.
Për befasinë e të pranishmëve në stadiumin “Luigji II” Traore, i shërbyer nga e majta nga Mendy, shënoi të dytin për Lyonin, që u duk sikur i mori shumë shpejt frenat e lojës.
Vetëm tre minuta më vonë, skuadra nga Principata u kthye në lojë me Keita Balde, që lëshoi një diagonale të pakapshme për Lopes.
Monaco mori zemër dhe fitoi një 11-metërsh pas ndërhyrjes së gabuar të Mendy, me Falcaon që fillimisht u ndal nga portieri, por topi mbeti në zonë duke i dhënë mundësinë kolumbianit që ta shtynte në rrjetë.
Një ndërhyrje e pakuptimtë e Keita Balde në minutën e fundit të pjesës së parë u ndëshkua me karton të verdhë, që ishte i dyti për senegalezin, duke i detyruar vendasit që ta luanin pjesën e dytë me një lojtar më pak.
Ndonëse në inferioritet numerik Monaco arriti të ruante të paprekur portën në fraksionin e dytë madje edhe të kundërsulmonte rrezikshëm duke befasuar miqtë me golin e Rony Lopez 2 minuta para përfundimit të kohës së rregullt, që i dha fitoren dhe vendin e tretë skuadrës së Jardim.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...