Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie B

Momenti magjik i Bashës: M’u deshën tre vjet për të shënuar me kokë!

Dy gola brenda një nate të vetme. Migjen Basha shpërtheu në një takim shumë të rëndësishëm për Barin, duke i dhuruar suksesin 4-2 skuadrës puljeze në përballjen e së premtes kundër Citadellas. Mesfushori i Kombëtares Shqiptare po kalon një moment fantastic. Në intervistën pas ndeshjes, ai e pranon që këtë 90-minutësh do ta mbajë mend gjatë.

“Nuk jam specialist, por goli i shënuar pas harkimit nga këndi ishte një skemë që e kam provuar disa herë në stërvitje, prandaj iu drejtova pankinës për të festuar. Me kokë nuk shënoja që prej tre vjetësh dhe të tillë gola na mungojnë në skuadrën tone, edhe pse kemi një mesatare të lartë centimetrash në skuadër. Ndaj Citadellas funksionoi gjithçka mire, sepse shënuam 4 gola, por duhet të rritemi shumë në këtë aspekt”.

Basha ia dedikon dy golat familjes që ishte e pranishme në stadiumin “San Nicola”, ndërsa e përfundon intervistën duke kërkuar të mbajë skuadrën me këmbë në tokë.

“Nuk mendojmë për klasifikimin por për ndeshjen e radhës me Brescia-n, ndaj të cilës do të luajmë të hënën”. 

https://www.youtube.com/watch?v=JjiT2gyBhKA

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...