Modelja kroate, Jelena Periç u bë e famshme pikërisht për ngjashmërinë e saj të madhe me seks simbolin, Kim Kardashian. Ballkanasja ka një ngjashmëri të jashtëzakonshme në tiparet e fytyrës, me amerikanen, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për format trupore.
Gjithsesi, Jelena thekson se kjo nuk është se e ka ndihmuar shumë, pasi sa herë që pozon, njerëzit mendojnë se po shikojnë Kim Kardashianin, duke mos u interesuar për emrin e saj. Jelena Periç, krahas punës si modele, u bë e njohur edhe për historitë e saj të dashurisë me futbollistë kroatë.