Eredivisie

PSV-së i mjafton goli i Lozanos ndaj Exelsior, Ajaxi mposht 2-4 Rodan

PSV Eindhoven vazhdon rrugëtimit drej titullit të 24-t kampion në Eredivisie, duke mposhtur minimalisht Exelsior në “Philips Stadion”. Edhe pse kishte përballë një kundërshtar relativisht të dobët, skuadra që drejtohet nga Philip Cocu u mjaftua vetëm me golin e Lonzanos, që u shënua në pjesën e parë.

Fitores së PSV-së Ajaxi iu kundërpërgjigj duke mposhtur 4-2 Rodan në transfertë, ku spikati Huntelaar me dygolësh, ndërkohë që më parë për “harkëtarët” kishin shënuar van de Beek dhe Ziyech. Për Rodan shënuan Gustafson dhe Vancamp. Diferenca mes PSV-së dhe Ajaxit mbetet 7 pikë

Twente pësoi një humbe të rëndë 0-4 në shtëpi me Alkmarin, që 3 golat e fundit i realizoi brenda 4 minutave në fund të takimit. Breda shkatërroi 6-1 Heracles, ndërsa Willem II iu imponua 3-0 Venlo.

Rikthehet te fitorja pas një serie të gjatë barazimesh Utrechti, që shënoi vetëm një gol në portën e Spartës së Roterdamit, skuadër që mbyll klasifikimin e Eredivisie me vetëm 14 pikë.

To Top