Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Miqësorja e parë e Vllaznisë… me ekipin B

Me afrimet e rëndësishme në merkato, kompletimin e skuadrës në sulm me Sukajn, por edhe përforcimi i mbrojtjes kanë bërë që Vllaznia të ndihet e kompletuar për gjysmën e mbetur të sezonit. Tashmë nevojitet që Ernest Gjoka të testojë ekipin e tij dhe problemi kryesor i fazës përgatitore në Ulqin mbetet gjetja e kundërshtarëve për të zhvilluar ndeshje miqësore. Me kampionatin malazez që starton më datë 15, gjetja e kundërshtarëve në shtetin fqinj është praktikisht e pamundur dhe kjo ka detyruar klubin shkodran që të nisë në Malin e Zi ekipin B, i cili militon në kategorinë e parë. Këtë të shtunë skuadra e drejtuar nga trajneri Kraja do të udhëtojë drejt Ulqinit, ku në mesditë do të shërbejë si kundërshtari i parë i të besuarve të Gjokës, për të vlerësuar punën e këtyre ditëve, jo vetëm përsa i takon gjendjes fizike, por mbi të gjitha adaptimit të blerjeve të reja me skemat e skuadrës.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...