Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Miqësore homazh, Barça mposht Chapecoensen

Mbrëmje speciale në Camp Nou aty ku Barcelona sfidoi brazilianët e Chapecoenses për trofeun Gamper. Me vërtetë rrënqethës fillimi i sfidës kur në fushë zbritën tre futbollistët e vetëm që i mbijetuan aksidentit tragjik të 28 Nëntorit të vitit të kaluar ku humbën jetën 70 persona mes tyre dhe pjesa më e madhe e skuadrës së Chapecoenses. Gjithcka nisi me homazhet e Barcelonës për klubin brazilian. Shumë emocionues momenti kur në qëndër të fushës së Camp Nout u vendosën, Alan Ruschel, Neto dhe ish portieri Jackson Follman  i cili në atë aksident tragjik humbi njërën nga këmbët. Por edhe pse me vetëm një këmbë Jackson Follman arriti të shkelmonte topin e parë të sfidës. Trofeu Gamper  bëri gjithashtu  të mundur rikthimin në fushat e futbollit për të herë të parë që pas akisdentit të  mbrojtësit Alan Ruschel. Pa histori ndeshja e Camp Nou sepse me fillimin e takimit Barcelona nuk tregoi më mëshirë për brazilianët. 5-0 ishte rezultati përfundimtar në favor të formacionit të drejtuar nga Ernesto Valverde që bëri kështu të vetin trofeun Gamper. I rikthyeri në këtë merkato Gerard Deulofeu zhbllokoi sfidën pas vetëm 6 minutash lojë, ndërsa në të 11-tën, Busquets thelloi avantazhin e Barcës duke shënuar golin e 2-0. Messi në minutën e 28-të e coi në 3-0 rezultatin ndërsa në pjesën dytë Suarez me një dygolësh fiksoi shifrat përfundimtare në 5-0.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...