Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Milot Rashica drejt Anglisë, e kërkon Benitez te Newcastle

Ende pa filluar mirë afati kalimtar i janarit tashmë ka shumë emra që përmenden se mund të ndërrojnë skuadër. Sigurisht që nuk mund të mungojnë edhe ata shqiptarë. Një prej tyre është sulmuesi i Viteses, Milot Rashica.  Mësohet se trajneri spanjoll i Newcastle, Rafa Benitez, ia ka vënë syrin talentit nga Kosova, të cilin dëshiron ta transferojë në Premier League që në janar.

21-vjeçari nga Vushtrria u transferua në Eredivisie direkt nga kampionati kosovar më 2015-ën, më saktësisht nga Llamkos Kosova, siç quhej atëherë. Në 77 paraqitje sulmuesi i krahut ka realizuar 13 gola dhe është njëri ndër më të mirët te skuadra holandeze.

Milot Rashica nga viti 2016 është edhe pjesë e ekpit kombëtar të Kosovës, ndërsa më parë ka qenë edhe pjesë e Kombëtares së Shqipërisë.

Newcastle United do të ishte një destinacion shumë interesant për të, pas vlerësimeve që ka marrë në Holandë. Për momentin nuk ka asgjë konkrete rreth këtij transferimi të mundshëm dhe në njëfarë mënyre planet e Benitezit për përforcime të reja janë komplikuar edhe nga negociatat për marrjen e klubit nga pronarë të rinjë.

Në këto bisedime mund të ndërhyrjë edhe Chelsea, që Vitessen e ka partner formal dhe në njëfarë mënyrë skuadra holandeze është satelit i klubit londinez. Në fakt çdo shitje e madhe nga holandezët nuk mund të kryhet pa miratimin e skuadrës londineze.

Neëcastle nuk është skuadra e vetme e interesuar për “asin” kosovar, pasi për të ka shumë interesim edhe nga dy skuadrat e mëdha italiane, Napoli dhe Lazio.

Nëse jo në janar, atëherë në edicionin e ardhshëm ndoshta Rashica do ta provojë veten në një kampionat më të fortë sesa ai holandez. Ofertat nuk po i mungojnë e ndoshta Rashicën që janar do ta shohim në një kampionat prestigjioz.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...