Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Milito: Interi është për titull, Icardi më kujton Crespon

Me golat e tij dikur ai udhëhiqte Interin drejt sukseseve të mëdha. Diego Milito ishte njeriu simbol i zikaltërve në sezonin 2009-2010, në të cilin Interi fitoi tripletën e famshme me Jose Mourinhon në stol. Tashmë i tërhequr nga futbolli “ El Principe”, flet si tifoz për Interin e Spallettit dhe për bashkëkombasin e tij Mauro Icardi. Milito ishte i pranishëm në shkallët e San Siros për të ndjekur derbin ndaj Milanit, sfidë në të cilën mbeti i kënaqur nga paraqitja e zikaltërve.

“Interi i këtij sezoni ka një grup solid dhe një pjesë të madhe të potencialit ende nuk e ka shfaqur. Tifozët mund të ëndërrojnë sërish pasi unë mendoj që kjo skuadër është e denjë për të fituar titullin”, theksoi fillish ish sulmuesi argjentinas. Përsa i përket Icardit i cila ka shënuar 9 gola në 8 ndeshjet e para të kampionatit, Milito shtoi: “ Mauro është një vrasës brenda zone, është i pandalshëm, di si të lëvizë dhe se kur duhet ta godasë portën, është e vështirë të bësh krahasime por më ngjan shumë me Hernan Crespon”.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...