Kategoria Superiore

Milinkovic: S’duhet të kishim toleruar në fund

Mladen Milinkovic i tërheq vëmendjen skuadrës së Kukësit për ato minuta aspak të mira në fundit e takimit, që rrezikuan madje edhe fitoren me Teutën. Sipas tij, është e papranueshme që futbollistët të lëshojnë terren kur ka shumë minuta për t’u luajtur.

“Jam shumë i kënaqur me rezultatin dhe fitoren, por jam shumë i mërzitur me 15 minutat e fundit. Kur je në avantazh 3-0, duhet të jesh i qetë dhe të mos pësosh gol.

Alyev u fut në pjesën e dytë dhe shënoi dy gola. Unë jam shumë i kënaqur, sepse vetëm unë e di sa shumë probleme kishim më dëmtimet. Lojtarët, që u jepet mundësia për të luajtur, duhet të japin maksimumin përgjatë gjithë lojës.”

To Top