Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Milinkovic-Savic drejt Francës, PSG e do me çdo kusht

Alarm i kuq për Lazion por edhe për Juventusin. Interesimi i Paris Saint Germain për mesfushorin serb të skuadrës bardhekaltër Sergej Milinkovic-Savic bëhet serioz me skuadrën parieziene që shikon te talenti ballkanas zëvendësuin ideal të të tërhequrit nga futbolli Thiago Motta edhe pse të dy kanë karakteristika të ndryshme. Për Milinkovic-Savic interesohen edhe Juventusi e Manchester United, por për bardhezinjtë blerja e tij do të jetë një mision  shumë i vështirë për të mos thënë i pamundur. PSG ka probleme me fair-play-in finanaciar por kampionët e Francës pritet të largojnë shumë lojtarë në këtë merkato, si Di Maria, Pastore, Draxler, ndoshta edhe njëri mes Cavanit e Neymar dhe me paratë e arkëtuar mund të ketë financat e nevojshme për të afruar nga Lazio mesfushorin serb. Milinkovic-Savic është një zbulim i drejtorit sportiv të bardhekaltërve Igli Tare i cili e bleu në 2015-ën nga Genk për 6 milionë euro ndërsa tashmë për ta lënë të lirë 23-vjeçarin, Lazio kërkon më shumë se 100 milionë euro.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...