Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Milani nuk ndalet, mposht Sampdorian dhe ‘ndez’ shpresat për Championsin

Milani ka regjistruar një tjetër fitore, teksa këtë herë ka mposhtur me rezultatin 1-0 Sampdorian, një rival direkt për një vend në Europa League. Në ‘San Siro’, vendosi një gol i Bonaventurës në pjesën e parë, që rikuperoi gabimin e zviceranit Rodriguez, i cili humbi një 11-metërsh në fillim të ndeshjes.

Sfida ishte vërtetë spektakolare, me kuqezinjtë që ishin më superior ndaj kundërshtarëve, ndërsa në minutat shtesë Sampdoria pati një mundësi ideale për të barazuar, por u shpërdorua nga Caprari.

Me këtë fitore, Milani barazon Sampdorian në renditje, me 41 pikë dhe në vendin e 6, ndërsa tani rihap sërish shpresat për një vend në zonën Champions, që është vetëm 7 pikë larg.

Napoli ‘minimal’ rikthehet në krye, Gjimshiti mposht Ajetin

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...