Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Milani në versionin ‘Barça’, te goli i Kaliniçit (Video)

Blerje prej më shumë se 200 milionë eurosh dhe një pritshmëri e madhe jo vetëm nga drejtuesit, por dhe tifozët e shumtë në këtë fillim sezoni, por Milani deri tani nuk i ka arritur pritshmëritë.

Megjithatë, në ndeshjen e mesjavës, në transfertën e vështirë ndaj Chievos, kuqezinjtë e drejtuar nga Montella treguan shenja “ringjallje”, duke marrë një fitore me rezultatin bindës 1-4.

Por nëse keni qenë të vëmendshëm, për t’u veçuar nga kjo ndeshje, për Milanin ishte goli i shënuar nga kroati Kaliniç. Të besuarit e Montellas realizojnë 43 pasime të sakta, para se mbrojtja e Chievos të humbte orientimin dhe sulmuesi kroat të dilte i lirë me portierin Sorrentino, të cilin e mposhti me lehtësi.

Në fakt, goli i Kaliniç më shumë duket se është shënuar nga Barcelona, nisur nga pasimet e shumta, por që tregon shenja jete për kuqezinjtë. Milani është zgjuar? Një përgjigje më të saktë mund ta merrni pas ndeshjes së të shtunës, në orën 18:00, kur kuqezinjtë do të jenë përballë kampionëve në fuqi të Juventusit!

https://www.facebook.com/ACMilan/videos/10154902045576937/

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...