Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Milani fitore me aromë Championsi, Roma bën detyrën me Crotonen

Milani vuajti shumë përballë Chievos në “San Siro”, por në fund arriti të merrte një fitore të vyer 3-2, që e mban në garë për zonën Champions. Kuqezinjtë e Gattusos, që vinin pas eliminimit nga Arsenali në Europa League, gjetën golin e parë që në minutën e 10-të me Calhanoglu, por Chievo jo vetëm që arriti të barazonte me Stepinskin (33’), por vetëm një minutë më pas kaloi në epërsi me Inglesen. Cutrone ktheu baraspeshën në të 54-ën, ndërsa Andre Silva shënoi golin e fitoren për Milanin 8 minuta para përfundimit të kohës së regullt. Pasi iu referua teknologjisë VAR, kryesori akordoi 11-metërsh për Milanin në kohën shtesë, por Kessie u tregua i pasaktë përballë portierit Sorrentino.

Fitore e lehtë 0-2 e Romës në fushën e Crotones, me autorë të golave El Shaarawy dhe Nainggolan. Fiorentina regjistroi fitoren e dytë radhazi pas vdekjes tragjike të Astorit. Skuadra vjollcë triumfoi 1-2 në fushën e Torinos me gola të Veretout dhe Thereau, ndërsa për vendasit barazoi përkohësisht rezultatin Belotti. Duhet theksuar fakti që në pjesën e parë Veretout humbi një 11-metërsh për Fiorentinën.

Atalanta, ku aktivizohet Etrit Berisha, shkatërroi 0-5 Veronën, në një sfidë ku spikati me një tregolësh Ilicic (një gol e shënoi me penallti), ndërsa plotësuan listën e golashënuesve Cristante dhe Gomez.

Zhgënjeu në fushën e saj Benevento, që u mposht 1-2 nga Cagliari. 90 minuta në fushë qëndroi mbrojtësi kuqezi Berat Gjimshiti, ndërsa Memushaj ishte në stol dhe nuk u preferua as si zëvendësues nga trajneri i Beneventos.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...