Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Milani në grupet e Europa League, Crotone e Ajetit bie në Serinë B

Milani siguroi pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Europa League për sezonin e ardhshëm, pasi e mbylli kampionatin në vendin e gjashtë. Kuqezinjtë që drejtohen nga Gatusso shkatërruan 5-1 me “San Siro” Fiorentinën, që mbetet jashtë zonës europiane.

Në fakt Milani e nisi keq ndeshjen, pasi u ndëshkua nga Simeone në minutën e 20-të, pasi asistit të Chiesas, gjithsesi “Djalli” nuk e humbi toruan, duke reaguar shumë shpejt me Calhanglu, ndërsa Coutrone i dha epërsinë skuadrës së tij në fund të pjesës së parë. Në fraksionin e dytë shënuan Kalinic, sërish Cutrone dhe Bonaventura për rezultatin përfundimtar 4-1. Milani me këtë sukses e mbylli sezonin në kuotën e 64 pikëve, 4 pikë më shumë se Atalanta, ku luan Etrit Berisha, që humbi 1-0 në fushën e Cagliarit, por që gjithsesi do të luajë në Europa League.

Fitore edhe për Napolin ndaj Crotones në “San Paolo” me rezultatin 2-1. Për ekipin e Sarrit, ku luajti titullar Hysaj, shënuan Callejon dhe Milik. Në krahun tjetër, Arlind Ajeti qëndroi gjatë gjithë kohës në stol në këtë disfatë që e rikthen pas dy vitesh në Serinë B Crotonen, duke shoqëruar Veronën dhe Beneventon.

Udinese zhvendosi në vendin e 15-të Bolognan, pasi e mposhti në Friuli me gol te Fofanas, Spali iu imponua 3-1 Sampdorias, Chievoi fitoi 1-0 me Beneventon, ndërsa më herët Genoa-Torino përfundoi 1-2.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...