Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Milan, “shkëndija” e Veronës, “për t’i vënë zjarrin” Juves

Suso Milan, Cuadrado Juventus Milano 22-10-2016 Stadio Giuseppe Meazza - Football Calcio Serie A Milan - Juventus. Foto Giuseppe Celeste / Insidefoto

Rikthehet klasikja e futbllit italian, Milan-Juventus, dhe bashkë me të shumë kujtime. Fitorja në fushën e Chievos ndoshta është thjesht një “lule pranvere” për skuadrën e Vinzenzo Montella-s, i cili mbetet nën monitorimin e rreptë të drejtuesve të klubit për shkak të rënies së lirë gjatë javëve të fundit. Suso ishte njeriu që “nxorri gështënjat nga zjarri” në transfertën e Veronës, teksa asnjë prej blerjeve të merkatos së verës nuk ka arritur të bindë. 24-vjeçari spanjoll është sot lideri i vërtetë i kësaj skuadre dhe sfidon pa asnjë frikë në distancë Paulo Dybalan. Pas dy barazimeve pa gola ndaj Genoas dhe AEK-ut, Milani kishte nevojë për gola dhe ato i gjeti përballë Sorrentinos, ndërsa Donnarumma duket se po fiton përherë e më shumë besim në një moment delikat edhe për të. Bonucci është një temë më vete. Kapiteni nuk do të jetë në fushë kundër ish-skuadrës së tij dhe zërat e parë për mungesën e profesionalizmit kanë niusr prej kohësh. Ai nuk është më simboli i Milanit të ri kinez, madje tifozët ironizuan me mungesën e tij ndaj Chievos, ku më në fund skuadra bindi në fushën e lojës. Shuplaka e marrë në derbi mbetet një peshë e rëndë në moralin e “kuqezinjve”, që për herë të parë pas pothuajse 3 dekadash do ta luajnë klasiken e futbollit italian pa Silvio Berlusconin në krye. Këtë Milan mund ta konsiderojmë edhe këtë herë një hap larg krizës, sepse suksesi i fundit e nxorri nga telashet, por një tjetër disfatë mund ta rikthejë sërish në pikën zero. Në Verona ishte një shkëndijë, por nëse nuk ndizet “zjarri” i Milanit të vjetër të klasikeve që kanë shkruar historinë, atëherë klubi kuqezi mund të zhytet në telashe të vërteta.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...