Festa e Krishtlindjeve në shtëpinë e Milanit, e planifikuar për t’u mbajtur sonte, nuk do të zhvillohet. Vendimi është marrë nga drejtuesit e klubit dhe trajneri Gattuso, që gjithashtu ranë dakord që ekipi të grumbullohet në Milanello, të paktën deri ditën e shtunë, kur të presin Atalantën. Gjithsesi, duke parë se më datë 27 do të jetë derbi me Interin për Kupën e Italisë, nuk përjashtohet mundësia që grumbullimi të zgjasë edhe pas ndeshjes me Atalantën.
Atmosfera në ambientin kuqezi është mjaft e rënduar, pas humbjes së rëndë 3-0 në ‘Bentegodi’ ndaj Veronës, por edhe rezultateve negative në vijimësi. Gjatë orëve të paradites, drejtuesit e klubit të Milanit kanë dalë edhe në një deklaratë për shtyp, ku kanë pranuar situatën e rëndë, por kanë bërë thirrje që të mos abuzohet me kritikat dhe talljet ndaj kuqezinjve, port ë respektohet dinjiteti I çdonjërit prej tyre.