Kupa e Italise

Cutrone heroi i derbit, kualifikon Milanin pas 120 minutash lojë

Patrick Cutrone është heroi i Milanit, në këtë mbrëmje të gjatë të çerekfinales së Kupës së Italisë, në derbin ndaj Interit, Sulmuesi 19-vjeçar shënoi në minutën e 104’ golin e vetëm të takimit, duke i dhënë kuqezinjve kualifikimin për në fazën gjysmëfinale, ku do të gjejë përballë Lazion.

Nën reshjet e vazhdueshme të shiut, në ‘San Siro’ nuk mjaftuan 90 minuta për të përcaktuar skuadrën e kualifikuar, pasi të 2 skuadrat nuk arritën të finalizojnë, veçanërisht Interi, që shpërdoroi me Joao Marion mundësitë më të mira.

Në minutat shtesë, ishte pikërisht Cutrone, që lëvizi bukur në zonë dhe mori një pasim të zgjuar nga Suso, të cilin e dërgoi në rrjetën e Handanoviç dhe kualifikoi kuqezinjtë. Minutat e mbetura nuk sollën asnjë ndryshim, me zikaltrit e Spallettit që dukeshin të pafuqishëm për të shënuar në portën e Donnarummës së madh, Antonios.

Kronologjia e ndeshjes, minutë pas minute:
116′ – Borja Valero ndëshkohet pas protestave ndaj Guidës

111′ – Ndëshkohet Matias Vecino për zikaltrit, pas një faulli në dëm të Bonaventurës

104′ – Cutrone zhbllokon sfidën në fundin e shtesës së parë. Sulmuesi merr një pasim në limitet e pozicionit jashtë loje nga Suso dhe e dërgon në rrjetë

 

101′ – Largohet Antonio Candreva, për t’i bërë vend sulmuesit Eder

98′ – Sërish Candreva zbret bukur nga krahu dhe kalon 3 kundërshtarë, por kroson në duart e portierit të Milanit

97′ – Bonaventura tenton nga distanca, por topi devijohet në këndore

95′ – Candreva zbret mirë në krah, por krosimi i tij është i gabuar

 – Starton koha shtesë, me reshjet e shiut që shoqërojnë sfidën që nga fillimi

 – Përfundon 0-0 90-minutëshi i kohës së rregullt. Tani skuadrat do të duhet të luajnë një tjetër 30-minutësh, për të përcaktuar të kualifikuarën

– 4 minuta shtesë dhe shpresë për golin e kualifikimit

90′ – Suso ka një mundësi mjaft të mirë shënimi, por topi devijohet nga Ranochia në këndore

87′ – Tentativë nga distanca e Perisiç, por topi ndalet me vështirësi nga portieri i Milanit dhe largohet më pas nga Bonucci

81′ – Kundërsulm i shpejtë i Interit, por Perisiç shpërdoron teksa godet mbi kuadrat, ndërkohë që Icardi ishte i vetëm

79′ – Goditje mjaft e bukur e Susos, me Handanoviçin e dorëzuar, por topi përplaset në traversë

75′ – Mbaron ndeshja për Gagliardinin, që i lë vendin kroatit Brozoviç. Gattuso kryen edhe zëvendësimin e fundit, me Cutronen që merr vendin e Nikola Kaliniç, i dëmtuar

73′ – Gattuso kryen zëvendësimin e dytë. Locatelli i lë vendin turkut Calhanoglu

72′ – Skriniar ndëshkohet për një ndërhyrje të dyshimtë ndaj Kaliniç

67′ – Joao Mario largohet nga fusha për t’i bërë vend Borja Valeros. Portugezi humb një tjetër mundësi për të treguar se meriton një fanellë titullari

65′ – Grushtim jo i mirë i Handanoviç, por Bonaventura nuk arrin të dërgojë në rrjetë një top të artë

63′ – Kundërpërgjigjet menjëherë Suso, por vetëm rrjetë e jashtme

62′ – Vecino godet nga distanca, por pa problem për Donnarummën

60′ – Rasti më i mirë i ndeshjes, por Joao Mario shpërdoron teksa e përplas topin në trupin e Donnarummës, vetëm 3 metra nga porta

57′ – Mundësi e mirë e Milanit tani, me Bonaventurën që godet në hyrje të zonës, por mbi kuadrat

56′ – Zbritje e shpejtë e Interit, me Candrevën që kroson, por topi largohet në këndore nga Calabria

53′ – Abate nuk mund të vijojë lojën dhe i lë vendin Calabrias

52′ – Mundësi mjaft e mirë e Interit me Icardin, por del Donnarumma dhe largon topin në anësore

50′ – Abate merr ndihmën mjekësore. Calabria del në nxemje

46′ – Milani menjëherë agresiv, fiton këndoren ,por ekzekutimi ndalet për një faull në sulm të kroatit Kaliniç

 – Pjesa e dytë starton nga këmbët e Kaliniç

45′ – 2 goditje nga këndi radhazi për Interin, të dyja të grushtuara nga portieri i Milanit, sollën edhe fundin e pjesës së parë në barazim pa gola.

41′ – Sërish Cancelo zbret bukur nga krahu dhe tenton pasimin, por mbyll edhe një herë Romagnoli

38′ – Cancelo zbret në krah dhe kroson, por topi dërgohet në këndore nga Romagnoli

37′ – Kessie tenton nga distanca, por goditja është shumë mbi kuadrat. Vërshëllehet nga tifozët e Milanit

35′ – Sërish vertikalizim për Icardin, por Donnarumma është më i shpejtë dhe grushton

33′ – Icardi tenton rrezikshëm me kokë, por topi kalon ngjitur me shtyllën

28′ – Suso hyn rrezikshëm në zonë dhe gjuan por ndal Handanoviç mrekullisht.

23′ – Inter shënon pas autogolit të Donnarumas së madh, por goli anulohet pas konsultës së gjyqtarit me VAR-in

20′ – Ndëshkohet edhe Biglia pas një fauli taktik ndaj Vecinos

18′ – Krosim nga e majta e Kessie dhe Bonaventura i shkon pranë golit me një gjuajtje me kokë, por Handanoviç grushton mrekullisht

16′ – Ndëshkohet Locatelli, për një simulim brenda zonës

9′ – Milan ka mundësi të mirë shënimi me një goditje mbi vijën e zonës por Suso godet keq dhe topi përplaset në mur. Në vijimin e aksionit, Ranochia devijon në këndore

5′ – Sërish Interi nga krahu, këtë herë me Candrevën, por Romagnoli devijon në këndore

2′ – Zikaltrit zbresin me Cancelon dhe Vecinon nga e djathta dhe fitojnë korrnen e parë

 – Interi nis topin e parë me Icardin

 

Formacionet zyrtare:

19:45 – Dhomat e zhveshjes të Interit

19:43 – Dhomat e zhveshjet të Milanit

To Top

Njoftim

DigitAlb njofton abonentët në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit, të cilët kanë ende një dekoder apo modul të vjetër Tokësor SD, se duhet ta ndrrojnë patjetër me dekoder flyBOX ose T2 HD. E përfitoni falas me abonim Familjar ose Premium 12 mujor.

Pas proçesit të kalimit në T2, abonentët e tjerë me dekodera Tokësorë HD ose flyBOX, duhet të bëjnë PATJETËR Rikthim në Gjëndje Fillestare të Dekoderit, për të marrë renditjen e re të kanaleve.DigitAlb njofton abonentët në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit, të cilët kanë dekoder Tokësor HD ose flyBOX, dhe ju shfaqen probleme me sinjalin apo listimin e kanaleve, se duhet të bëjnë PATJETËR Rikthim në Gjëndje Fillestare të Dekoderit, për të marrë renditjen e re të tyre.