Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Italisë

Milan-Inter, derbi në Kupë për t’u ringritur

Ndoshta nuk ka magjinë e zakonshme, megjithatë sfida ndërmjet Milanit dhe Interit në San Siro mbetet një derbi. Dy skuadrat e Milanos kërkojnë të ringrihen në Kupën e Italisë, në një duel që vjen në momentin e tyre më të vështirë të sezonit. 90 minutat e kësaj të mërkure në çerekfinalet e turneut do të shërbejnë për ta mbyllur vitin me një sukses. Një ndeshje e vetme, e cila do të lëjë një skuadër të eliminuar në fushën e lojës.Për skuadrën që ndërmjet Milanit dhe Interit do të humbasë, zhgënjimi do të jetë i madh, pavarësisht vlerësimit që drejtuesit, trajnerët dhe tifozët i japin trofeut të Kupës. Ndeshja është e ngarkuar emocionalisht dhe psikologjikisht edhe prej ecurisë së skuadrave në dy javët e fundit, ku si “Djalli” ashtu edhe zikaltërit nuk kanë arritur të grumbullojnë asnjë pikë nga 12 të mundshme që kishin së bashku në dispozicion.

Pasi e nisën sezonin me objektivin e deklaruar që të riktheheshin mes katër ekipeve të para në Serinë A, Milani dhe Interi mund të gjejnë pak ngushëllim te Kupa e Italisë. Kuqezinjtë kanë pësuar 8 humbje në 18 ndeshje të kampionatit, disfatat nuk kanë qenë asnjëherë në këto kuota prej sezonit 1981-’82, atë të rënies në Serinë B.Për të ndryshuar sezonin në derbi, Gattuso pritet të konfirmojë rreshtimin 4-3-3 të javëve të fundit dhe do të ketë në dispozicion Suson, një prej elementëve më të rëndësishëm të skuadrës. Spanjolli do të kthehet në sulm ku pritet të ketë përkrah Borinin dhe njërin ndërmjet Kalinic ose André Silva. Nëse kaq do ti mjaftojë Milanit për të dalë nga tuneli, këtë do ta tregojë vetëm fusha.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...