Tenis

Miami, jashtë Kyrgios dhe Cilic, ja çiftet çerekfinaliste

Përcaktohen katër çiftet çerekfinaliste të Mastersit të Miamit, i dyti 1000 pikësh i vitit. Juan-Martin Del Potro mposhti 2-0 me sete, 6-4, 6-2, serbin Krajinovic në një duel pa shumë histori, që u domonua nga argjentinasi. Në çerekfinale Del Potro do të përballet me kanadezin Raonic, që kaloi me të njëjtin rezultat 2-0 (6-3, 6-4) francezin Chardy.

Carreno Busta fitoi me të njëjtin rezultat, 2-0, ndaj Verdascos dhe në çerekfinale do të gjejë Anderson, që triumfoi pastër 2-0 me Tiafoe.

Avancon edhe Zverev, që mposhti në dy sete, me të njëjtin rezultat 6-4, Kyrgios, i cili konsiderohej favorit për të triumfuar në Miami. Talenti gjerman do të përplaset në çerekfinale me Coric, që kaloi 2-1 me sete Shapovalov.

Çifti i fundit çerkefinalisht është Chung – Isner. Koreani iu imponua me rezultatin 2-0 Sousas, ndërsa amerikani eliminoi po 2-0 Marin Cilic.

To Top