Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Mezani: Pikë që na kënaq, e mbajtëm Partizanin poshtë

Një pikë në transfertë me Partizanit mbetet gjithnjë një rezultat pozitiv për një ekip si Laçi. Trajneri Gentian Mezani thekson se qëllimi kryesor ishte mbajtja poshtë në renditjen e të kuqve.
“Jam i kënaqur me këtë ndeshje. Dua të theksoj se vërtet jemi munduar të ishim në ekulibër, por nuk jemi futur në fushë për të barazuar. E dinim që do të ishte e vështirë, Partizani kishte moral të lartë. Edhe terreni nuk na lejonte të dilnim në lojën tonë. Ishte një kundërshtar direkt për poicionin që jemi, e mbajtëm poshtë. Partizani është ndryshe nga dy fazat e para, por ndoshta fati ka qenë me ne në këto tre përballje në kampionat. Kemi gabuar më pak dhe kemi marrë 7 pikë.
Mezani këmbëngul se objektivi kryesor i kurbinasve mbetet Kupa e Shqipërisë, por nëse do t’u jepet mundësia do ta tentojnë Europëm edhe nga kampionatin.
“Do të vazhdojmë me objektivin e radhës. Ne kemi si synim Kupën e Shqipërisë. Na ngroh fakti që jemi afër zonës europiane. Ndeshja e radhës do të jetë objektivi yni.”

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...