Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Mezani: Nuk kam preferenca për shortin, edhe Skënderbeu e vlerëson Kupën

Trajneri i Laçit Gentian Mezani i gëzohet kualifikimit në gjysmëfinale. Në Gjirokastër kurbinasit fituan edhe sfidën e kthimit ndaj Luftëtarit duke treguar se janë një skuadër specialiste e Kupës së Shqipërisë. Gjithsesi kishte edhe momente që loja e skuadrës së tij nuk i pëlqeu trajnerit të Laçit.

“Së pari ne i gëzohemi kësaj ndeshje dhe kalimit në gjysmëfinale. Te katërta ekipet që do të shkojnë në gjysmëfinale janë ekipe të forta dhe të tëra do tentojnë kalimin më tej.Edhe pse kemi fituar ishte një ndeshje e vështirë. Kishte një shpërqendrim nga skuadra dhe për këtë gjë do u tërheq vërejtjeje lojtarëve, sepse në çdo ndeshje duhet të hyjmë në fushë me të njëjtin përqendrim. Po ta zgjidhnim më shpejt ndeshjen do na jepte mundësi të pushonim disa lojtarë për fundjavë ndaj Luftëtarit”.

I pyetur nëse do të preferonte Skënderbeun në gjysmëfinale, Mezani dha këtë përgjigje:

“Mendoj që ne duhet të jemi të përqendruar sepse të gjitha ekipet mund të te vene në vështirësi. Mendoj se Skënderbeu do ta kërkojë Kupën dhe nuk mund të quhet short i mirë. Mua më duhet që të përqendrohem dhe jo të mendoj se Skënderbeu do të tolerojë në Kupë”.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...