Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Mezani: Mbrojtja ishte perfekte, sulmi në ditë të keqe

Trajneri i Laçit u shfaq pjesërisht i kënaqur, në lidhje me paraqitjen e skuadrës së tij ndaj Kukësit, por ka rezerva në lidhje me paraqitjen e repartit të sulmit.

Sa pozitiv mund të cilësohet ky rezultat pa gola?
Mezani: Kjo është një ndeshje kupe dhe në të tilla takime është shumë e rëndësishme që të mos pësosh në shtëpi, gjë që ne e bëmë sot. Patjetër që nëse do të kishim shënuar, do të ishte akoma më mirë. Takimi i kthimit do të ketë një tjetër specifikë, pasi vendasit do të luajnë ndoshta më të hapur dhe mund të synojmë të bëjmë më mirë në sulm.

Jeni i kënaqur me lojën e skuadrës?
Mezani: Jam i kënaqur, por pres akoma më shumë në fazën sulmuese, pasi në mbrojtje kemi interpretuar mirë lojën dhe nuk jemi vënë në vështirësi. Na ka munguar shpejtësia e daljes në sulm, që ka qenë shumë larg ndeshjeve të tjera.

Laçi duket sikur luan më mirë jashtë. Mendoni se do t’ju ndihmojë kjo në ndeshjen e kthimit?
Mezani: Uroj që të shfaqemi më mirë në ndeshjen e kthimit dhe të përmbushet konstatimi juaj, që të luajmë më mirë jashtë fushe. Gjithsesi edhe sot mund të them se në fazën mbrojtëse ishim shumë agresivë dhe ia dolëm të mbyllim hapësirat, ndërsa në aspektin sulmues shfaqëm dëshirë, por nuk kishim freski për të dalë më shpejt.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...