Kupa e Shqiperise

Mezani: Finale e merituar, treguam karakter

Trajneri i Laçit, Gentian Mezani u shfaq shumë u lumtur për kualifikimin e kurbinasve në emisionin “Gol pas Goli”.

Barazimi iu dha finalen, besonit se do t’ia dilnit?

Sigurisht që esonim, sepse nuk e kam vënë kurrë në dyshim forcën e grupit. Vinim nga ndeshje me rezultate jo të mira, por ky grup ka karakterin fitues dhe sot e tregoi.

Ju pamë të protestonit gjatë ndeshjes…

Dua të gëzoj këtë kualifikim, ato i mbesin pjesës së lojës. Jam i kënaqur për mënyrën sesi lojtarët e mi e interpretuan ndeshjen.

A është kjo edhe një fitore personale nga ana juaj?

Objekivat e presidentit Laska janë vendosur në fillim, është edhe Kupa. Ishte një fitore edhe imja, sepse s’kam një karrierë të gjatë. E kam patur objektiv personal. Kur futemi në fushë duam të japim më të mirën për të kënaqur presidentin. Kënaqësia personale është e madhe.

A do të vijoni me Laçin, nëse e fitoni Kupën, apo prisni më shumë?

Po mendoj vetëm për Laçin tani, bëj më të mirën këtu. Është hera e parë që qëndroj katër muaj në një skuadër. Mendimi im është të bëj më të mirën këtu, ta fitojmë Kupën, por sigurisht që unë i kam objektivat për karrierën time.

Pse mbrojtja tregoi sërish probleme?

Gabimet kanë qenë më të pakta, jemi munduar t’i përmirësojmë gjatë javës. Kam dy lojtarë qendre me cilësi të ngjashme. Sot futbollistët kanë dhënë maksimumin, në javët e kaluara kanë patur vetëm probleme psikologjike.

To Top