Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Mezani: Keqardhje për Kamzën, por fituam për vete

Laçi tregoi edhe një herë se është nga skuadrat më në formë të Superiores, duke fituar në Kamëz dhe duke qenë aty, në garë për një vend në Europa League. Trajneri Gentian Mezani vlerësoi paraqitjen e skuadrës sot dhe tha se po punon me mendjen te Kupa e Shqipërisë, trofe që kërkon ta fitojë.

Po kontrollonit lojën, por pësuat një gol të çuditshëm, nga një top pa pretendime…
Deri në ato momente po e administronim mirë lojën. Një moskuptim i Gjonit me Qaqin, solli golin e Kamzës. Na futën pak në presion. Skuadra reagoi mirë. Ne do të bëjmë të pamundurën dhe në ato 90 minutat e fundit. Shpresoj t’ia arrij qëllimit.

Kamza kishte nevojë për pikë dhe pas ndeshjes u fol se lojtarët shpërthyen në lot…
Më vjen keq për Kamzën, në qoftë se do të bjer, është edhe një ndeshje, është e kot që të flas. Kemi luajtur për veten tonë, për të arritur objektivin që kemi. Nuk i ka ardhur mirë Shtubinës që Vllaznia po binte. Kemi punuar duke menduar vetëm ndeshjen tone dhe objektivin tonë.

Pas golit të fitores, treguat se keni aftësinë të menaxhoni lojën, duke u hedhur në sulm dhe marrë fitoren…
Jam i kënaqur me skuadrën, ka pjekuri dhe nuk është ajo e dy fazave të para. Pjekuria po shfaqet në skuadër dhe kjo ka qenë një ndeshje me karakter.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...