Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Metz ra nga kategoria, Ivan Balliun e kërkon Girona

Ivan Balliu mund të largohet nga Metz, skuadër që e mbylli sezonin në vendin e fundit të Ligës së Parë franceze. Për mbrojtësin shqiptar, i formuar në akademinë e famshme të Barcelonës, La Masia, interesohen disa skuadra spanjolle, si Levante, Eibar apo Leganes, por hapa më konkretë ka hedhur Girona, që e përfundoi kampionatin spanjoll në vendin e 10-të. Sekretari teknik i kësaj skuadre, Quique Cárcel, po punon me shumë kujdes për përforcimin e organikës me lojtarë cilësorë dhe një nga të piketuarit prej tij është edhe Balliu, i cili ka qenë pjesë e përfaqësueseve U-16 dhe U-17 të Spanjës.

Sipas El Mundo Deportivos, kontakti i parë ka qenë me agjencinë Wasserman, që përfaqëson Balliun, për të kutpuar më mirë situatën e futbollistit shqiptar te Metz dhe qëllimin e palëve.

Për momentin, përfaqësuesit e Gironas nuk kanë përpiluar ofertë konkrete, por ekzsitojnë mundësi reale që 26-vjeçari të kthehet në Spanjë, për të luajtur në La Liga. Mësohet se Balliu ka miqësi të ngushtë me disa lojtarë të Gironas, si Carles Planas dhe Marc Muniesa.

Ivan Balliu është bërë pjesë e përfaqësueses së Shqipërisë pas largimit të Gianni De Biasit, që u pasua nga Christian Panucci. Debutimi i tij me kuqezinjtë erdhi në eliminatoren me Spanjën në transfertë, që Shqipëria e humbi me rezultatin 3-0.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...