Kupa e Spanjes

Messi “tradhëton” Barcelonën, mposhtet në derbi(Video)

Një penallti e humbur nga Lionel Messi dhe një gol i realizuar nga Melendo dy minuta përpara fundit ishin dy episodet kyçe që vendosën fatet e sfidës së parë çerekfinale të Kupës së Mbretit mes Espanyolit dhe Barcelonës. Derbi i Katalunjës u fitua nga skuadra e Quique Sanchez Flores me Espanyolin që rezistoi fortë përballë Barçës madje në minutën e 62-të kishte nevojë për mrekullinë e portierit Diego Lopez i cili me një pritje fantastike ndali Messin nga 11-metra distancë, me argjentinasin që nuk arriti të kthente në gol penalltinë e fituar nga Sergi  Roberto. Në minutën e 88-të Melendo i asistuar nga Navarro shtangu Cillesen duke bërë që të shpërthente në feste RCDE Stadium. Kualifikimi në gjysmëfinalet e Kupës kthehet në një malore për Barcelonën që është edhe kampionia në fuqi e këtij kompeticioni pasi në Camp Nou tashmë blaugranat duhet të përmbysin humbjen e ndeshjes së parë.

To Top