Rusi 2018

Messi sinjal Sampaolit: Higuain na duhet në Botëror

Lionel Messi ka zgjedhur një intervistë për mediet argjentinase, që t’i çojë një sinjal trajnerit Sampaoli. Ylli argjentinas ka sugjeruar se kombëtares së tij, në Botëror i duhet edhe Gonzalo Higuain.

“Higuain duhet të jetë me ne në Botëror, sepse është një nga sulmuesit më të mirë në botë dhe këtë po e tregon çdo javë te Juventusi. Besoj se kjo periudhë jashtë kombëtares i ka bërë mirë dhe e kam vënë re se tani po i bën gjërat ndryshe”, tha Messi.

To Top