Gossip

Messi shkëlqen edhe jashtë fushe, do bëhet sërish baba

Me formën e tij fantastike Lionel Messi ka qenë lideri i pasdiskutueshëm i Barcelonës në këtë fillim sezoni. 14 gola në 12 ndeshje me fanellën blaugrana ndërkohë që vetëm pak ditë më parë 30-vjeçari udhëhoqi me një 3-golësh Argjentinën drejt kualifikimit në Kupën e Botës, Rusi 2018. Kjo është një periudhë e artë për 5-herë fituesin e Topit të Artë, i cili përveç golave të shumtë në fushën e lojës, ka bërë edhe një tjetër gol madje akoma më të rëndësishëm jashtë saj.

 

Antonela Roccuzzo, bashkëshortja e Messit me të cilën Leo bashkëjetonte prej vitesh por gjatë kësaj vere u martua edhe zyrtarisht, ka konfirmuar nëpërmjet një fotoje në profilin e saj në Instagram se familja do të shtohet me një tjetër person. “Familia de 5”, shkruan Antonela në Instagram në foton e publikuar përkrah bashkëshortit Lionel Messi dhe dy djemëve Thiago dhe Mateo, duke konfirmuar se është sërish shtatzënë.

To Top