Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Messi në Premier League? Përgjigjet zyrtari i Manchester Cityt

Administratori i deleguar i Manchester Citit, Ferran Soriano, që në vitet 2003-2008 ka mbajtur edhe postin e zëvendës-presidentit të blaugranave, shfaqet kategorik në deklaratën e tij, duke zbehur në mënyrë absolute idenë e transferimit të Lionel Messit në Premier League.

“E njoh e mjaft mirë personalisht yllin argjentinas dhe familjen e tij dhe jam i bindur se Barcelona është skuadra në të cilën ai duhet dhe do të vijojë të performojë magjishëm”, tha zyrtari i klubit anglez.

Në këtë mënyrë fjalët e Ferran Soriano vijnë si një mesazh që sigurojnë katalanët, pas spekulimeve mediake që e lidhin vazhdimisht të ardhmen e sulmuesit fenomenal me një transferim të mundshëm. Soriano siguron Barcelonën duke u shprehur se Barça duhet të jetë e qetë në këtë drejtim, pasi nuk ka asnjë mundësi reale që Messi të mbajë veshur një ditë fanellën e Manchester Cityt.

“Realisht nuk ka asnjë mundësi për të arritur shërbimet e Lionel Messit. Ekipi ynë do të vijojë të bëjë gjëra të mëdha, duke ndjekur rrugën e vet pa Lionel Messin dhe pse duhet thënë se as vitet që kalojnë nuk e zbehin shkëlqimin e këtij fenomeni, pasi ai është gjithnjë e më shumë në ngritje duke qenë se flasim për lojtarin më të mirë në botë, i aftë për të ndryshuar çdo gjë në mënyrën më pozitive të mundshme, me pak fjalë një gjeni”, deklaroi Soriano.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...