Kupa e Spanjes

Messi dhe Suarez përmbysin Espanyolin, Barça në gjysmëfinale

Luis Suarez dhe Lionel Messi kualifikojnë Barcelonën në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit. “Blaugranat” përmbysën humbjen 1-0 të ndeshjes së parë në derbi me Espanyolin, duke fituar pastër 2-0, mjaftueshëm për të vijuan në raundin e parafundit të këtij kompeticioni.

Barcelona e nisi vrullshëm takimim, teksa në minutën e 9-të Luiz Suarez dërgoi në rrjetë një top të krosuar nga Aleix Vidal nga e djathta.

Lionel Messi, si gjithmonë percaktues thuajse në çdo aksion të Barcelonës, realizoi të dytin në minutën e 25-të me një gjuajtje nga jashtë zonës, i ndihmuar edhe nga devijimi i topit.

Skuadra e Valverdes dominoi në lojë dhe në raste për pjesën tjetër të lojës, por rezultati mbeti i pandryshuar.

Vlen të përmendet fakti që në minutën e 68-të u aktivizua në vend të Iniestës goditja e merkatos së dimrit, Coutinho, për të shënuar debutimin me fanellën “blaurgana”.

Në fazën gjysmëfinale, përveç Barcelonës janë kualifikuar edhe Leganes, që eliminoi Realin e Madridit, Sevilla dhe Valencia.

To Top