Bundesliga

Merkatoja e Bundesligës, me shumë fantazi

Edhe pse zyrtarisht ende nuk ka nisur, merkato dimërore po merr formë çdo ditë e më shumë. Në Gjermani skuadrat janë duke shfrytëzuar pushimin prej gati një muaji të Bundesligës, për t’u prezantuar në ndeshjet e para të vitit 2018 që starton në 12 janar me skuadra të përforcuara. E mes projeksioneve reale, por edhe të pamundura ndoshta, Bundesliga vjen me shumë fantazi në këtë merkato, duke rezervuar edhe surpriza. Në këto terma Dortmundi është shumë i tunduar pwr kthimin e Mkhitaryan. Futbollisti armen i Manchester United nuk gjen më hapësirat e duhura te “Djajtë e Kuq” e për këtë arsye është duke menduar kthimin te verdhezinjtë. Por duhet kujtuar se një vit e gysmë më pare, kur ai nisi aventurën e re me klubin anglez, paga e tij arriti në shifrën faraonike 12.5 milioni euro në sezon. Vërtet shumë, e për këtë janë të ndërgjegjshëm edhe drejtuesit e klubit gjerman, me administratorin e deleguar Watzke që deklaron se për të arritur transferimin e mesfushorit 28-vjeçar duhet shumë fantazi, në mënyrë që operacioni të rezultojë i sukseshëm. Në Bundesligë janë të shumtë lojtarët me kontratat respektive në prag skadence. Konkretisht, do të mund të shihnim të lirë nga angazhimi me Bayernin e Mynihut emra si Robben dhe Ribery. Holandezi është në pritje të një oferte për rinovimin e kontratës aktuale, që më shumë gjasa nuk do të vonojë, ndërkohë që e ardhmja e francezit shoqërohet me më shumë të panjohura. Në të shkuarën e ka theksuar disa herë se ajo me Bayernin e Mynihut do të jetë eksperienca e fundit në karrierën e tij, por para një oferte joshëse probabiliteti është që edhe të ndryshojë mendim.

 

To Top