Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Merkato ka ndikuar në formën e Aubameyang, por te Dortmundi nuk e lëshojnë

Spekulimet e fundit të merkatos që e asociojnë të ardhmen e tij larg Gjermanisë, duken se kanë patur një ndikim direkt në rendimentin e Pierre-Emerick Aubameyang. Një fakt të tillë e pohon edhe presidenti i Borusias së Dortmundit Reinhard Rauball gjatë një interviste të dhënë për të përditshmen sportive Kicker.Numri 1 i verdhezinjve deklaroi se Aubameyang është një njëri shumë pozitiv dhe është majft optimist por perfomanca e tij është disi e kushtëzuar si pasojë e ofertave të njëpasnjëshme në adresë të lojtarit nga Gaboni. Përgjatë kësaj kohe jo vetëm drejtuesit e klubit por i gjithë ambienti i Dortmundit ka mësuar të njohë dhe vlerësojë Aubameyangun si futbollist. Roli i tij është i padiskutueshëm në rritjen e kësaj skuadre, është një gur thelbësor i suksesit të verdheiznjve. Të tillë e konsiderojnë atë në klubin gjerman dhe këtë e ka pohuar presidenti Rauball. 28-vjeçari i lindur ne Francë e që luan për kombëtaren e Gabonit ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2021 me Dortmundin dhe të gjithë përfshirë shefin ekzekutiv Hans-Joachim Watzke, deklarojnë se nuk duan në asnjë mënyrë të humbasin shërbimet e tij.  Sulmuesi afrikan ka shënuar 13 gola deri më tani, vetëm dy më pak nga kryegolashënuesi i Bundesligës polaku Robert Lewandowski që numëron 15 të tillë.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...