Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Merkato janarit mundësi për futbollistët

Merkato e janarit nuk është vetëm një mundësi e mirë për klubet por edhe për futbollsitët, një marëdhënie dypalëshe që gjithmonë shkon në sinkron. Sigurisht që klubet gjatë këtij sesioni të lëvizjeve mundohen të përmirësojnë organikën me elemntë cilësorë, por janë edhe futbollistët që kërkojnë të ndryshojnë ambient për t’i dhënë një shkundje karrierës së tyre. Janari i këtij viti po na tragon më së miri diçka të tillë. Donjet Shkodra ishte një yll i padiskutueshëm në Vlorë, por në Korçë nuk u përshtat si duhet me ambientin dhe me skemat e trajnerit Daja. Kalimi tek Kukësi përveçse një investim i klubit është një mundësi rilindjeje edhe për mesfushorin nga Prishtina. Për të qëndruar tek kampionët janë disa futbollsitë të larguar si të pavlefshëm, lojtarë që njihen më së miri në futbollin shqiptar. Mesfushori Hair Zeqiri zgjodhi Kamzën për të tentuar ringritjen, me shpresën që në periferi të kryeqytetit mund të ketë mundësinë për të treguar vlerat me të cilat njihet. Ish kapiteni i Vllaznisë, Ndriçim Shtubina ishte një tjetër lojtar që nuk u përshtat tek kampionët, duke preferuar Laçin si një destinacion për t’i treguar ish drejtuesve se gabuan me zgjedhjen e bërë. Kamza afroi mbrojtësin Vangjel Zguro që në Gjirokastër pavarësisht se ishte titullar nuk u vlerësua me një rinovim, dhe me skuadrën e Ndreut kërkon të tregojë se mbetet një mbrojtës i elitës. Vllaznia ishte skuadra që u forcua në repartin e prapavijës, por gjithashtu është ekipi që i dha mundësinë Malotës dhe Mersinit të çojnë mesazhet e duhura ndaj ish drejtuesve të tyre respektivisht tek Partizani dhe Flamurtari. Merkato funksionon edhe kështu, pasi asnjëherë nuk mund të thuash që një lojtar ka mbyllur ciklin, pasi rrezikon që historia të përfundojë si ajo e Gjergji Muzakës, që nga një lojtar me motor të fikur duket se tashmë ka një reaktiv në mendje dhe këmbët e tij.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...