Kategoria Superiore

Merkato e kujdesshme, skuadrat riparohen aty ku kanë shfaqur defektet

16 javët e para të kampionatit kanë nxjerrë zbuluar reparte të veçanta tek të gjitha skuadrat. Duke nisur që nga Skënderbeu kryesues që pavarësisht se ka sulmin më të mirë të kampionatit është në kërkim të njeriut gol.

Trajneri Ilir Daja ka kërkuar me ngulm një lojtar të sulmit që të zgjidhë situata përpara portës, pasi Ali Sowe pavarësisht volumit të madh nuk po shfaqet në rolin e një goleadori.

Tek Flamurtari kanë vuajtur shënimin e golave, duke treguar varësi nga kapiteni Tomislav Bushiç. Për këtë arsye trajneri Shpëtim Duro ka afruar plot 3 futbollistë të repartit të avancuar, ndërkohë që në mbrojtje konsiderohet si një blerje e bujshme rikthimi i ish kapitenit Franc Veliu.

Laçi i vendit të 3 nuk është hedhur në aventurë, por është mjaftuar me afrimin e një futbollisti me shumë eksperiencë si Shtubina si dhe të rinjtë premtues Beqaj e Zogaj, ndërkohë që janë në pritje të qendërmbrojtësit Bruno Lulaj.

Shumë ndryshime te Kukësi, që më shumë ka përforcuar repartin e prapavijës ku në 16 javë ka pësuar 19 gola. Gjithashtu tek kampionët nevojitet një sulmues edhe pse Guri mund të bëjë më në fund rolin e qendërsulmuesit.

Tek Partizani nuk kanë një strategji të plotë, pasi nga skuadra janë larguar shumë futbollistë dhe nuk dihet se kush do të jenë afrimet e reja. Kamza po lëviz me kujdes në merkato, ndërkohë që tek Lushnja nuk po gjejnë alternativat e duhura për kushtet që ofrojnë.

Luftëtari është një nga skuadrat që ka bërë goditjet e duhura, pasi ka riparuar mbrojtjen dhe sulmin duke u bërë një skuadër akoma më e frikshme. Ndryshime të mëdha edhe tek Teuta që synon përmirësimin e mbrojtjes, reparti që ka shfaqur më shumë probleme në 16 javët e para. Lëvizje të studiuara dhe të kujdesshme për ekipet e superiores që kanë evituar aventurat.

To Top

Njoftim

DigitAlb njofton abonentët në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit, të cilët kanë ende një dekoder apo modul të vjetër Tokësor SD, se duhet ta ndrrojnë patjetër me dekoder flyBOX ose T2 HD. E përfitoni falas me abonim Familjar ose Premium 12 mujor.

Pas proçesit të kalimit në T2, abonentët e tjerë me dekodera Tokësorë HD ose flyBOX, duhet të bëjnë PATJETËR Rikthim në Gjëndje Fillestare të Dekoderit, për të marrë renditjen e re të kanaleve.DigitAlb njofton abonentët në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit, të cilët kanë dekoder Tokësor HD ose flyBOX, dhe ju shfaqen probleme me sinjalin apo listimin e kanaleve, se duhet të bëjnë PATJETËR Rikthim në Gjëndje Fillestare të Dekoderit, për të marrë renditjen e re të tyre.