Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Merkato e dimrit, ja lëvizjet e zyrtarizuara dhe ato në proces

Merkato e dimrit nuk ka nisur ende zyrtarisht, por kjo nuk i ka penguar disa prej skaudrave që të konfirmojnë lëvizjet e para. Në vorbullën e aludimeve të shumta ka dhe emra konkretë që kanë mbyllur marrëveshjet, ndërsa të shumta janë tratativat në proces e sipër. Partizani ka konfirmuar afrimin e mesfushorit vlonjat Bruno Telushi, i cili mbylli aventurën e tij në kampionatin kroat me Slaven Belupon. Një tjetër vlonjat është zyrtarizuar, pasi Hair Zeqiri tashmë konsiderohet futbollist i Kamzës. Fantazisti e mbylli përpara kohe aventurën te Kukësi, duke vendosur që të ringrihet pikërisht në një skuadër modeste si Kamza, që ka befasuar në startin e këtij edicioni. Në Gjirokastër kanë zyrtarizuar marrëveshjen me Vasil Shkurtajn, sulmuesi i cili nuk u regjistrua në kohë në merkaton e verës, për të qenë tashmë një alternativë e çmuar për trajnerin Hasan Lika. Te Flamurtari është konfirmuar mesfushori me tipare sulmuese Muarem Muarem, Nedjelkovic si dhe Argjent Gafuri, që vjen nga Renova e Tetovës. Te Kukësi është konfirmuar largimi i Ndriçim Shtubinës, ndërsa në Shkodër Edon Hasani ka mbyllur aventurën me Vllazninë. Tratativat e hapura janë për transferimin e Bruno Lulajt nga Skënderbeu te Laçi dhe të Nazmi Gripshit nga korçarët te Teuta, ndërsa në Gjirokastër për momentin konfirmojnë qëndrimin e treshes Abazaj-Bregu-Rroca.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...