Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Mentalitet italian dhe mbrojtje e pathyeshme, kështu Vllaznia beson te mbijetesa

Barazimi pa gola përballë Partizanit ishte një tjetër provë se shumë gjëra kanë ndryshuar te Vllaznia në gjysmën e dytë të këtij edicioni. Mbrojtja është kthyer në pikën më të fort të shkodranëve. Pikërisht ai repart të cilin Ernest Gjoka e kritikonte shumë në momentin e emërimit dhe që në merkaton e janarit e ndryshoi plotësisht.

Ecuria e kuqebluve i ka dhënë të drejtë trajnerit. Vllaznia regjistron vetëm një humbje në shtatë javët e fundit të Kategorisë Superiore dhe ka pësuar vetëm një gol, atë në fund të muajit shkurt në Laç. Mes të tjerave, tre fitore ku më e bujshme ishte ajo ndaj Flamurtarit pretendent dhe tre barazime në Gjirokastër e Kamzë dhe së fundmi në shtëpi me Partizanin.

Gjithçka e llogaritur me detaje, duke mos i lënë asgjë rastësisë. Përballë rivalëve të mëdhenj, trajneri Gjoka ka luajtur për të mos humbur dhe ashtu ka ndodhur. Porta ka mbetur e paprekur dhe skuadra ka marrë pikë që në llogaritë e fundit të sezonit mund të rezultojnë vendimtare. Një vlerë e shtuar ka qenë edhe portieri Alen Sherri. Talent që në Shkodër e kishin zbuluar prej kohësh, por që tani po shfaqet vendimtar, duke konfirmuar se e meriton të jetë numri 1 i portës kuqeblu.

Në tërësi, mentaliteti i futbollit italian është përdorur si masë e jashtëzakonshme në një situatë që edhe pse po vazhdon prej disa vitesh, nuk është e zakonshme për një klub si Vllaznia. Për të realizuar objektivat, Ernest Gjoka i ka dhënë skuadrës fytyrën e tij, duke përsëritur atë që bënte një sezon më parë te Kukësi kampion.

Me bindjen se një ekip i fort dhe rezultatet pozitive vijnë nga mbrojtja solide, trajnerin e ka përforcuar këtë repart. Një zgjedhje që pavarësisht se e shndërron ekipin në pragmatist dhe e largon nga loja e bukur, i jep rezultatet që i nevojiten për realizimin e objektivit për të qëndruar në elitë. Në futboll fitohet edhe kështu. Madje, pavarësisht se shumica nuk e pëlqen, kjo është mënyra më efikase.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...