Futboll

Menez zhgënjen edhe në Meksikë, Club America e pëson keq

2 fitore vendase në gjysmëfinalet e para të play-offit në Meksikë ku në lojë është titullit i Clausuras. Humbje shokuse për 2 skuadrat favorite për të diskutuar finalen e titullit në këtë sezon Club American dhe Tolucan. Skuadra nga Meksiko City u mposht me rezultatin e thellë nga Santos Laguna në transfertë ku Furch realizoi dy herë për vendasit ndërsa protagonist por në të keq u bë edhe lojtari më i njohur i Club Americas, francezi Jeremy Menez i cili humbi një 11-metërsh në minutat e fundit të pjesës së parë kur rezultati ishte 2-1 në favor të Santos Lagunës dhe sfida mund të merrte një tjetër rrjedhë. Për t’u kualifikuar në finale Club Americas tashmë i duhet një fitore me 3 gola diferencë në stadiumin mitik Azteca. U mposht edhe skuadra më e mirë e sezonit të rregullt Toluca por me një rezultat më të pranueshëm 2-1 nga Club Tijuana. 2 golëshi  i Luceros u dha një erpërsi të dyfishtë vendasve por në sekondat e fundit të shtesës Uribe realizoi një gol me peshë për Tolucën që mund të vendosë shumë për fatet e kualifikimit.

To Top