Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Me Ancelottin te Napoli edhe Benzema, Vidal e Balotelli?

Me Carlo Ancelottin do të jetë një Napoli i madh, janë të sigurta për këtë mediat italiane të cilat flasin edhe për emrat që do të synojë në merkato, presidenti Aurelio De Laurentiis për të kënaqur ish trajneri e Bayernit, i cili ka pranuar ofertën e numrit 1 të Napolit dhe pritet vetëm zyrtarizimi që Ancelotti të jetë pasuesi i Sarrit. Në mbledhjen që ka zgjatur rreth 3 orë dhe që Ancelotti ka pranuar ofertën e De Laurentiis për të marrë drejtimin e Napolit, trajneri i ka kërkuar presidentit të afrojë 3 apo 4 emra me peshë në merkaton e verës. Dëshirat primare të Ancelottit janë dy, Karim Benzema për sulmin dhe Arturo Vidal për mesfushën. Dy objektiva deri diku të arritshëm duke patur parasysh faktin që sulmuesi francez dhe mesfushori kilian me shumë gjasa do të ndërrojnë skuadër në merkaton e kësaj vere. Një tjetër objektiv është Mario Balotelli i cili mund të afrohet me parametër zero ndërsa i vemti lojtar i rëndësishëm që do të largohet nga të kaltrit do të jetë kapiteni Marek Hamsik për të cilin interesohet skuadra e Shandong Luneng në Kinë me Hamsik që pritet të përfitojë 40 milionë euro për 3 vite ndërsa De Laurentiis mund të arkëtojë 30 milionë euro nga shitja e tij.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...