Tenis

Mbreti Nadal vazhdon të vendosë rekorde, triumfon në Montecarlo

Në fushat me dhe të kuq askush nuk e mposht atë. Në habitatin e tij të preferuar Rafael Nadal nuk ka rivalë. Tenisti spanjoll mposhti lehtësisht në finalen Kei Nishikorin duke fituar për të 11-të turneun e Montecarlos duke thyer rekordin e vendosur nga vetë ai, ndërsa e çoi në 31 numrin e turneve Master 1000 që ka fituar në karrierë, duke lënë pas serbin Novak Djokovic që është ndalur në kuotën e 30-të të tillëve. Luftëtari nga Manacori bëri kanibalin përballë japonezit Nishikori duke e mposhtur në 2 sete me shifrat 6-3 6-2. Me këtë sukses Nadal mbron vendin e parë në klasifikimin e përgjithshëm duke mbajtur pas shpatullave rivalin e tij të madh Roger Federer. Nadal në sfidën ndaj Nishikorit theu edhe një tjetër rekord duke e çuar nga 32 në plot numrin e seteve pa humbje në fushat me dhe të kuq, madje i fundit që i ka marë një set, spanjollit ka qenë Dominic Thiem, vitin e kaluar në Romë.

To Top