Kupa e Spanjes

Mbrëmje surprizash/ Formentera befason Bilbaon, kalon Atletico Madrid

Tjetër surprizë në Kupën e Mbretit, ku pas Lleida-s që përmbysi rezultatin ndaj Sociedadit dhe u kualifikua, ka qenë radha e Formenterës të befasojë Athletic Bilbaon.

Skuadra e Ligës së 3-të fitoi 0-1 në Bilbao, ndaj baskëve, me golin e shënuar në minutën e 96′ dhe siguroi kualifikimin falë barazimit 1-1 në takimin e parë.

Atletico e Madridit ka arritur të fitojë 3-0 ndaj Elches dhe të vijojë më tej aventurën në Kupën e Mbretit. takimi i parë përfundoi në barazim 1-1 dhe madrilenët u kualifikuan me rezultatin e përgjithshëm 4-1.

Skuadra e Simeones shënoi 2 herë në pjesën e parë, me anë të Gimenez-it dhe Torres-it, duke marrë nën kontroll lojën. në pjesën e dytë ishte sërish sulmuesi veteran spanjoll, që shënoi golin e 3-të dhe vulosi fitoren e kualifikimin e madrilenëve.

To Top